24 Prill 2024

VV: Kallëzim Penal për vendimin e padrejtë dhe të paligjshëm të Qeverisë

Prishtinë, 29 qershor –  Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzoi në Prokurorinë Themelore Kallëzimin Penal për vendimin e padrejtë e të paligjshëm të Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave të kabinetit qeveritar dhe vetë Kryeministrit deri në 100%. Ky vendim brutal tregon më së miri katandisjen e Qeverisë Haradinaj që teksa bënë çdo ditë skandale njëkohësisht rrjep edhe buxhetin e varfër të vendit për të shtuar luksin qeveritar karshi qytetarëve që varfërohen gjithnjë e më shumë.

Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja Albulena Haxhiu duke folur për këtë vendim të paligshëm për rritje të pagave përmendi edhe kundërshtimin e vazhdueshëm të këtij vendimi nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, që e ka dorëzuar atë nëpër shumë institucione përkatëse të Republikës së Kosovës.

“Që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur është marrë ky vendim skandaloz ne e kemi kundërshtuar dhe e kemi cilësuar si të paligjshëm sepse konsiderojmë si të jashtligjshme që Qeveria me anë të një vendimi të tillë t’ia rritë pagën vetës.  Mirëpo, këtë vendim e kemi dërguar në disa institucione të Republikës së Kosovës  si Gjykata Kushtetuese, që nxori vendim të padrejtë, por edhe në Agjensionin Kundër Korrupsion, që ka vlerësuar se rritja e pagave përbënë konflikt interesi”, tha Albulena Haxhiu.

Ajo poashtu theksoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës, përveç Kodit Penal, shkel edhe një numër të madh ligjesh si: ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, ligjin për menaxhimin e financave publike dhe ligjin për buxhetin e vitit 2018.

Për Lëvizjen VETËVENDOSJE! ky vendim mbetët i papranueshëm për faktin se, përpos që shkel ligjin, Qeveria e Kosovës ende nuk  bërë asnjë hap në drejtim të zhvillimit të vendit ndërkohë që gjendja sociale është jashtëzakonisht e rëndë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)