29 Mars 2024

Vuniqi e Xhafa diskutojnë për përgatitjen e mbledhjes së dy Qeverive

Prishtinë, 24 tetor - Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, ka pritur në një takim homologun e saj nga Republika e Shqipërisë, Zëvendës Ministrin e Punëve të Jashtme, Etjen Xhafa.

Në takim është diskutuar mbi mbarëvajtjen e procesit dhe përgatitjen e agjendës së mbledhjes së dy Qeverive, e cila do të mbahet në Korçë, me datën 27 Nëntor, 2017.

Pas datës 27 Nëntor, të dy Qeveritë do të takohen në Vlorë për të hapur Vitin e Skënderbeut.

Pas takimit me Zëvendës Ministren Vuniqi, delegacioni shqiptarë është planifikuar të takohet edhe Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, i cili është emëruar nga Qeveria e Kosovës si Koordinator për organizimin e kësaj mbledhje të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)