16 Shtator 2019

Vjosa Osmani nderon Shën Terezën për Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Prishtinë, 5 shtator - Sot, në "Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë", kandidatja e LDK-së, për kryeministre znj. Vjosa Osmani, nderoi simbolin universal të dashurisë ndaj njerëzimit, humanisten e madhe shqiptare, Agnes Gonxhe Bojaxhiut – Shën Terezën.

Nëpërmjet respektit ndaj figurës së saj, znj. Osmani shpreh mirënjohje edhe ndaj të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, të cilët na dhanë shëmbëlltyra se si duhet të kultivohet dashuria ndaj njerëzimit dhe i falën atij shumë dashuri.

Përkushtimi i saj human, të bashkëjetuarit me më të braktisurit e kësaj bote, të varfrit dhe dhe të sëmurët, e kthyen këtë grua shqiptare në shëmbëlltyrë rrezatuese të njerëzimit.

Edhe sot, shëmbëlltyra e saj na shërben për vepra paqeje, dashurie e respekti, si dhe për ta përlindur rolin e gruas shqiptare në familje dhe në shoqëri.

Nëpërmjet shembullit të saj, bota i njohu vlerat e shpirtit bujar të shqiptarëve. Miku i madh i popullit tonë, ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, theksonte se "ishte personaliteti i Nënë Terezës ai që e kishte shtyrë ta njihte e ta donte popullin shqiptar".

 Sot, më shumë se kurrë, populli ynë ka nevojë për ta kultivuar besimin në njëri-tjetrin dhe rikthejë shpresën, besimin dhe vullnetin për të ecur drejt një të ardhmeje më prosperuese.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shtator 2019

- Fillon edicioni i dytë i konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në përurimin ei analizave të reja laboratorike në QMF-në në Reçane, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu.(Reçane, ora 9:30)

- Nën moton “Pjesëmarrja“, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ku qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit bën hapja e Javës 'Shtigjeve të Lirisë' ku do të ketë fjalë rasti edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. (Prizren, ora 10:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë bëhet hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit, ora 10:50)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi takon Kryetarin e Komunës, Agim Aliu, me të cilin edhe do të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi për 'Ndërtimin e Qendrës Multifunksionale'. (Komuna e Ferizajit, ora 11:00)

- Partia Demokratike dega në Prizren, do të mbajë një koferencë për media. (Zyrët e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet kuizi i demokracisë. (Holli i Kuvendit, ora 11:30)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e parë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës. E ftuara e parë do të jetë znj. Vjosa Osmani, Kandidate për Kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në aktivitetin në Nashec tek lapidari i komandantit Remzi Ademaj. (Nashec, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim Ministrin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, me të cilin do të bisedojnë rreth bashkëpunimit mes dy shteteve në fushat përkatëse. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 12:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend”.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 13:30)

- Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti viziton fabrikën "Jatex". (Gjakovë, 14:00)

- Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti viziton disa bujq. (Gjakovë, 15:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Istogut. (Qendra e qytetit te Istogut, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe. (Varrezat e Prizrenit, ora 16:00)

- Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti viziton Shoqatën e Zejtarëve. (Gjakovë, 16:20)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes zyrtare të zyrës së re qëndore të Bankës Raiffeisen. (Zyra e re ndodhet në rrugën Robert Doll, ora 17:30)

- Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti takohet me Tomor Morinën. (Gjakovë, 17:40)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani viziton vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në Cerrcë dhe takohet me strukturat dhe banorët e fshatit.. (Fshati Cerrcë, ora 18:00)