28 Mars 2024

Viti 2018, vit i dështimit evropian të Kosovës për shkak të korrupsionit

Prishtinë, 9 dhjetor - Sot, Lëvizja Vetëvendosje! mbajti konferencë për media kushtuar 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, si dhe dështimin e Kosovës në vitin 2018 në rrugëtimin dhe agjendën e saj evropiane.

Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti foli për moszbatueshmërinë e ligjeve që vjen si rezultat i institucioneve të dobëta duke theksuar kështu edhe projektligjet e reja që vijnë në Kuvendit e Kosovës të cilat janë më shumë plotësim-ndryshim i ligjeve të vjetra që do të thotë se nuk ka vlera dhe reforma, por vetëm përshtatje.

“Si bëhet që Kosova ka kaq shumë korrupsion dhe ministrat e drejtësisë kurr nuk u shkarkuan a dorëheqën asnjëherë asnjëri. Në Kosovës kemi ministër të drejtësisë, por nuk kemi drejtësi. Kemi ministër të integrimeve evropiane, por nuk kemi integrime evropiane. Para një dekade presidenti i sotëm, kryeministër asokohe, pati premtuar liberalizim të vizave për 15 muaj, e para 18 muajve kryeministri i sotëm pat premtuar liberalizim të vizave për 3 muaj. Haradinaj e Veseli si dhe ministrat Abelard Tahiri e Dhurata Hoxha premtuan liberalizim të vizave këtë vit. Që të gjithë këta me në krye Thaçin janë gënjeshtarë dhe mashtrues”, tha Albin Kurti.

Ai po ashtu theksoi se ky koalicion qeverisës jo vetëm që nuk e ka luftuar krimin dhe korrupsionin, por ka shkuar më larg se kaq duke kapur institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, agjensitë e pavarura dhe shërbimin civil. Edhe në vitin 2016 kur filloi matja e përmbushjes së kriterit për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por as sot në vitin 2018, nuk ka asnjë rast të vetëm të korrupsionit në nivel të lartë me aktgjykim përfundimtar dënues të formës së prerë.

Ky koalicioni qeverisës që erdhi me trumpetimin e reformave të mëdha nuk bëri asgjë përveç se dështoi në tërësi në agjendën evropiane të vendit tonë. Që nga moszbatimi i reformave drejt integrimit evropian dhe asaj të MSA-së, ky koalicion, shënoi regres të madh duke përmbushur vetëm 13% të këtyre reformave, ndërkaq sa i përket 22 pritoriteteve të agjendës evropiane të reformave, edhe sipas vetë institucioneve, ato nuk arritën të përmbushin as gjysmën e tyre.

Ndërkaq, Avni Zogiani foli për korrupsionin në Kosovë, veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë, që ka qenë pjesë e pandashme e të gjitha pushteteve qeverisëse.

“Kosova nga privatizimi i pasurisë së saj deri sot ka mbledhur 600 milionë euro që janë gjysma e kostos së një autostrade që ka paguar Kosova. Pra, ne shesim lirë pasurinë publike, ndërkaq blejmë shtrenjt me paranë publike”, tha Avni Zogiani.

Ai po ashtu theksoi se vetëm me tre raste të njohura, vetëm këtë vit, Kosova ka humbur 130 milionë euro që shpërfaq më së miri mënyrën e qeverisjes në vend. Duke filluar nga 53 milionë euro që ju dhanë Bechtel-Enkas, pastaj 34 milionë euro për Z-Mobile e deri të 34 milionë euro për zgjerimin e pistës për Limak-Çalik.

Përveç efekteve direkte, korrupsioni në njërën anë ka ndikuar edhe në mosliberalizimin e vizave dhe dëmtimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, por ndikon edhe në krijimin e liderëve autoritar dhe prodhimin e jokomptencës si pasojë e ndërhyrjeve partiake nëpër institucionet dhe ndërmarrjet e vendit duke i kapur ato me njerëz joprofesional dhe pa kompetencë.

Lëvizja Vetëvendosje! në drejtim të luftës kundër korrupsionit ka insistuar në inciativa ligjore që do të ndryshonin rrënjësisht gjendjen në vend duke kërkuar kështu ligjin për konfisikimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe që barra e provës për prejardhjen e pasurisë t’i kalojë poseduesit dhe jo tërësisht hetuesisë.

Viti 2018 ishte vit i dështimit për Kosovën drejt Bashkimit Evropian. Rrugën drejt Brukselit, konjuktura udhëheqëse në Kosovë e kërkoi në mënyrë të gabuar nëpërmjet Beogradit në ujdi me Vuçiqin e Daçiqin. Pra, rrugën e kërkuar në terr ku duan ta fusin gjithë Kosovën. Mirëpo, nëse viti 2018 ishte vit i dështimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, dita e sotme, 9 dhjetori është dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, i cili është vendimtar, si betejë e përgjithshme institucionale e shoqërore për t’u rikthyer në rrugën evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)