23 Prill 2024

Vëzhgues të ICO në rivotimet e 9 janarit

Prishtinë, 23 dhjetor - Rivotimi për zgjedhje parlamentare në Skenderaj, Drenas, Deçan si dhe në dy vendvotime në Malishevë e Lipjan, pritet të zhvillohet nën një monitorim edhe të ICO.

Këtë proces përveç monitoruesve vendës, do ta mbikëqyrin rreth 90 ekipe të vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët do të qëndrojnë në qendrat e votimit, pa u larguar nga ora shtatë e mëngjesit kur do të hapen vendvotimet deri në orën shtatë të mbrëmjes kur do të mbyllen.

Këtë ndihmë KQZ-së ia ka premtuar shefi i ICO-së, Pieter Feith, pas një takimi që ka zhvilluar të martën mbrëma me kryetaren Valdete Daka.

“Për shkak të procesit të manipuluar të 12 dhjetorit, ku në tri komunat e para përqindja e votuesve kishte kaluar mbi 70 për qind, ICO-ja ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe ka propozuar që më nëntë janar t’i dërgojë afër 90 ekipe të vëzhguesve”, kanë theksuar nga ICO, duke shtuar se ekipet do të kenë nga 3-4 vëzhgues dhe do të jenë të pranishëm në të gjitha vendvotimet ku do të ketë rivotim.

Nga ana tjetër kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka nuk ka dashur të prononcohet rreth takimit që ka zhvilluar me shefin e ICO-së, Piter Faith.

KQZ-ja tashmë ka miratuar planin operacional për procesin e rivotimit në komunat e sipërpërmendura të caktuar për 9 janar, ku nuk do të marrin pjesë komisionerët e njëjtë që kishin qenë më 12 dhjetor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)