29 Mars 2024

"Vetëvendosje” vendos të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme

Prishtinë, 12 qershor - Drejtues të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, por “Vetëvendosje” nuk do të shndërrohet në subjekt politik dhe se do të vazhdojë së funksionuari si lëvizje politike.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media nga lideri i kësaj lëvizjeje Albin Kurti në një konferencë për media të shtunën në Prishtinë, me rastin e pesëvjetorit të themelimit të Lëvizjes “Vetëvendosje”

Albin Kurti ka deklaruar se "për pesë muaj me radhë kishim diskutim të brendshëm lidhur me pjesëmarrjen e Lëvizjes sonë në zgjedhje në të ardhmen. Nëpër të gjitha instancat dhe qendrat e Vetëndosje!-s janë paraqitur përparësitë dhe mangësitë, dobitë dhe dëmet e pjesëmarrjes, përkatësisht mospjesëmarrjes, në zgjedhje. Janë debatuar argumentet dhe kundërargumentet për një kohë kaq të gjatë në mënyrë që vendimi ynë të jetë sa më cilësor". 

Ai ka thënë se kai vendosur, në  parim, për pjesëmarrje në zgjedhje në të ardhmen. Lëvizja Vetëndosje! sipas tij nuk merr pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm vetëm nëse rrethanat në Kosovë cilësisht ndryshojnë shumë duke u bërë të jashtëzakonshme e krejtësisht të tjera.     

"Ky ndryshim i strategjisë sonë nuk është zëvendësim i mënyrave të veprimit por shtim i tyre. Përmbajtja e strategjisë po rritet. Ky është një mjet më shumë për konceptin dhe qëllimin e njëjtë. Demonstratave, aksioneve protestuese e tubimeve publike po ua shtojmë pjesëmarrjen në zgjedhje. Vullneti i popullit është më i madh se çfarëdo parlamenti e qeverie, porse ai duhet t’i marrë e përfshijë edhe ato. Në Kosovë, vullneti i veçantë po ngadhënjen mbi vullnetin e përgjithshëm pikërisht për shkak se vullneti i veçantë i ka marrur në dorë institucionet e shtetit. Kjo doemos duhet të ndryshojë", ka thënë ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)