20 Prill 2024

Vetëvendosje! njoftoi Doris Pack për prioritetet programore të Qeverisë

Prishtinë, 2 nëntor - Nënkryetari i Levizjes Vetëvendosje!, Besnik Bislimi, dhe anëtaret e kryesisë znj. Fitore Pacolli dhe Kreshnik Ahmeti, pritën në takim ish deputeten e Parlamentit Evropian, tani kryetare e Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane, Doris Pack, e cila shoqërohej nga drejtori i Konrad Adenauer Stiftung në Kosovë, Johannes D. Rey dhe zyrtarë të tjerë të këtij fondacioni.

Në një ambient miqësor u diskutua për procesin dhe rezultatin zgjedhor. Znj. Pack uroi Lëvizjen Vetëvendosje! për rezultatin dhe u interesua për procesin e negociatave për themelimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! njoftoi znj. Pack për prioritetet programore të Qeverisë.

Palët diskutuan për nevojën e prioritizimit të çështjeve socio-ekonomike si edukimi, zhvillimi ekonomik i vendit dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve.

Në takim u pajtuam se për arritjen e këtyre qëllimeve domosdoshmëri do të jetë lufta e pakompromis kundër korrupsionit.

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që t'i vazhdojnë dhe thellojnë raportet në mes tyre   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)