25 Prill 2024

Vetëvendosje në përkrahje të grave të cilat marshojnë për 8 Mars

Prishtinë, 8 mars - Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë në mbështetje të marshit protestues të organizuar nga Kolektivi “MARShojmë, S’festojmë” që do të mbahet sot në Prishtinë dhe Mitrovicë dhe çdo marsh tjetër ku bëhet thirrje për drejtësi e barazi për gratë.

“Problemet e grave janë problem i gjithë shoqërisë, pavarësisht se a i sheh e a i pranon dikush ato. Nga këndvështrimi i shtetit është detyrim që të krijohen e zbatohen politika të cilat u sigurojnë sa më shumë grave qëndrueshmëri ekonomike, si dhe dinjitet në punë, në shkollë, në familje e në shoqëri dhe garantim i të drejtave", thekson LVV.

Tetorin e vitit të kaluar votuesit, një pjesë e madhe e të cilëve gra, hapën një kapitull i ri në Republikën tonë.

Qytetarët u përcaktuan për shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik duke mundësuar kështu pas një kohe të gjatë një ndryshim substancial në vend.

Punësimi dhe Drejtësia ishin dy fjalët kyçe që e përmblodhën angazhimin e përbashkët drejt synimeve tona, andaj edhe puna e institucioneve të reja kuptohet si detyrë e asaj që kishim në mendje për të ardhmen e qytetarëve tanë.

Dita Ndërkombëtare e Gruas siipas LVV-se është rast i mirë për ta risjellë në vëmendje shpresën e 6 tetorit, sepse ishin edhe gratë ato që përmes organizimit nëpër shtëpi, fshatra, lagje e qytete bartën peshën e mesazhin e këtij ndryshimi. Institucionet e reja, qeveria Kurti, e patjetër edhe Lëvizja Vetëvendosje! njohin dhe vlerësojnë angazhimin dhe kontributin e grave për drejtësi dhe barazi në vend përgjatë periudhave të ndryshme historike, por janë në dijeni edhe të problemeve të shumta me të cilat ato përballen sot e kësaj dite.

"Ligjet që mbrojnë gratë nuk do të pluhnosen përgjatë qeverisjes tonë, puna e grave nuk do të mbetet në harresë si diçka e panjohur. Bashkarisht, por edhe si institucione do të angazhohemi për më shumë drejtësi e punësim sidomos për gratë dhe të rinjtë."

"Shteti i Kosovës duhet dhe do të jetë aleat aktiv për gratë që përballen me shfrytëzimin, shtypjen, e ngacmimin në punë, por edhe për gratë amvisa, që me punën e tyre kanë mundësuar edukimin dhe shkollimin e brezave të tërë të Republikës”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)