23 Prill 2024

Vetëvendosje kërkon përjashtimin gjyqtarit Beqir Kalludra

Prishtinë, 25 nëntor - Lëvizja Vetëvendosje! mbajti gjatë ditës së sotme konferencë për media, permes të cilës anëtari i Kryesisë dhe deputeti Sami Kurteshi, foli mbi veprën penale të gjyqtarit Beqir Kalludra në lidhje me urdhër-arrestin ndaj deputetëve dhe shkeljen e KQZ-së, e cila ka urdhëruar ndërprerjen e votave me kusht, votave me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta, për Prishtinën e Prizrenin.

Në lidhje me çështjen e parë, Sami Kurteshi paraqiti kërkesën e deputetëve Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi, drejtuar Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Afërdita Bytyqi, për përjashtimin e trupit gjykues.

Kjo kërkesë u dorëzua me datën 22 nëntor, kurse në lidhje me arsyen e kërkeses, Kurteshi theksoi se ka dyshime mbi paanshmërinë e këtij trupi gjykues, duke përmendur se ky trup gjykues është i njëjti që ka dënuar aktivistët tanë për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës pa asnjë provë.

“Kërkesa për përjashtim drejtuar Kryetares së Gjykatës Themelore është dorëzuar me 22.11.2017, dhe pa marrë ende asnjë përgjigje, ashtu siç është obligim i Kryetares së Gjykatës Themelore sipas Kodit të Procedurës Penale, gjykatësi Beqir Kalludra pa pritur asnjë vendim nga Kryetarja e Gjykatës Themelore, me 23 nëntor, një ditë me vonë, ka lëshuar fletë-arrestin për deputetët tanë”, tha Kurteshi, duke thënë se veprimi i Kalludrës përbën vepër penale, me ç’rast kërkoi që të merren masa përgjegjësie penale ndaj tij, si dhe kërkoi lirim të mënjëhershëm të deputetëve Kurti, Haxhiu e Kadaj-Bujupi.

Në lidhje me çështjen e dytë, Kurteshi paraqiti kërkesën zyrtare drejtuar KQZ-së, konkretisht znj. Valdete Daka, nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, z. Visar Ymeri, e cila u dorëzua me 23 nëntor 2017, për vijimin e numërimit të votave me kusht, votave me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta në Prishtinë e Prizren.

Ai tha se nuk ka asnjë arsye ligjore dhe asnjë vendim të ligjshëm që ndalon numërimin e rregullt të votave të mebtura për këto dy komuna.

“Ne kërkojmë nga zonja Daka dhe KQZ-ja, vazhdimin e numërimit të rregullt për Prizrenin e Prishtinën dhe konsiderojmë se nëse nuk vazhdon numërimi i rregullt i votave, kjo përbën një cenim të integritetit dhe vullnetit të lirë të shprehur të qytetarëve, me anën e votës”, ishte porosia e Kurteshit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)