25 Prill 2024

Vetëvendosje kërkon interpelancë për korrupsionin për zyrtarët e lartë

Prishtinë, 28 mars - Sot grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! dorëzoi në Kuvendin e Republikës së Kosovës kërkesën për interpelancë ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.

Në shtatorin e vitit 2017, Bashkimi Evropian, ka angazhuar tre ekspertë dhe atë Maurizio Varanese, Theo Byl dhe Camelia Bogdan, për të vlerësuar kapacitetin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

Të njëjtit para disa ditëve, kanë dorëzuar raportin tek udhëheqësit e disa institucioneve të drejtësisë duke përfshirë edhe Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Nga vlerësimi që është bërë përmes analizës së rasteve që janë trajtuar gjatë fazës së hetimit, përndjekjes dhe gjykimit, deri në aktvendimin e plotfuqishëm dhe pas disa takimeve të zhvilluara me krerët e institucioneve të sistemit të drejtësisë, ekspertët kanë konstatuar se sistemi i drejtësisë ka dështuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"Për ne është e qartë se korrupsioni i nivelit të lartë ku përfshihen dhe zyrtarë të lartë në institucionet e Kosovës, përfshirë qeverinë, ndërmarrjet publike dhe agjencitë e institucionet e pavarura ka mbërritur nivele alarmante dhe përbën rast shembullor të kapjes së shtetit".

"Ne presim që Kryesia e Kuvendit ta caktojë pa vonesë mbajtjen e kësaj interpelance", thekson Vetëvendosje.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)