16 Korrik 2020

Vetëvendosje i kërkon presidentit të mos bëj trysni për formimin e qeverisë

Prishtinë, 13 janar - Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i bëri thirrje sot presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të mos ushtrojë trysni ndaj partisë së tij, e cila doli fituese e zgjedhjeve parlamentare të gjashtë tetorit, për formimin e koalicionit qeverisës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para dy ditësh i bëri thirrje zotit Kurti përmes një letre të propozojë sa më shpejt kandidatin për postin e kryeministrit, tri ditë pasi që ai i dha një afat 48 orë zotit Kurti pas takimit këshillues për caktimin e këtij emri.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një letër dërguar të hënën presidentit Thaçi, tha se kërkesa e këtij të fundit përbën ndërhyrje dhe paragjykim të procesit të formimit të institucioneve dhe paralajmërim kërcënues, siç tha ai, për subjektin fitues të zgjedhjeve.

“Kushtetuta e Republikës sonë nuk i njeh presidentit një rol imponues në formimin e qeverisë. Ai duhet të jetë i durueshëm dhe të presë. Formimi i qeverisë nuk është i lidhur me afate, përjashtimisht pas mandatimit zyrtar të cilin e bën presidenti pasi t’i jetë ofruar zyrtarisht emri i kandidatit, për shkak se demokracia nuk është thjeshtë grumbullim numrash por përafrim qëndrimesh, harmonizim programesh e bartje përgjegjësish”, thuhet në letrën e Kurtit.

 Ai, shkruan në letrën drejtuar presidentit Thaçi se marrëveshja me Lidhjen Demokratike, e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare është afër dhe së do t’i dërgojë presidentit emrin e mandatarit në të ardhmen e afërt, sapo të jetë gati.

Megjithëse kanë kaluar një muaj e gjysmë që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur një marrëveshje për të formuar qeverinë e re të vendit.

Në letrën e tij Zoti Kurti tha se kjo është një praktikë normale në gjithë botën demokratike.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk po e shfrytëzon këtë kohë për të neglizhuar ndërtimin e koalicionit, as edhe të cenojë autoritetin e presidentit, por me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje politike që adreson një dakordim për programin qeverisës, zvogëlimin e qeverisë, dhe reformat e thella që e presin vendin në muajt e vitet në vazhdim”, thuhet në letrën e tij.

Kosova ka përvojë të proceseve të gjata të negocimit të koalicioneve qeverisëse. Pas zgjedhjeve të vitit 2014 ishin dashur gjashtë muaj për të gjetur një zgjidhje. Vëzhguesit ndërkaq thonë se vendi aktualisht ndodhet në një periudhë kur duhet përshpejtuar proceset për të shmangur zgjatjen e një boshllëku institucional, apo edhe për të shmangur mundësitë që vendi të shkojë në zgjedhje, në vend që të gjejë një zgjidhje.

Përgjatë negociatave ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë hedhur ide nga më të ndryshmet lidhur me marrëveshjen ndërsa i vetmi qëndrim i pandryshueshëm deri tash është këmbëngulja e të dyja partive se nuk ka alternativë tjetër përveç koalicionit ndërmjet tyre, madje duke mos hedhur poshtë mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Kosova mbajti zgjedhjet e katërta me radhë që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008. Zgjedhjet pasuan dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr në Hagë në muajin korrik, për t'u marrë në pyetje nga prokuroria e Posaçme që trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me miratimin e deklaratës politike në mbështetje të riafirmimit të vlerave të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me inspektorët e tregut do të vizitojë disa operator ekonomik për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (MTI, ora 10:45)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë Kosovës ku do te takohet me kryetarin Burim Berisha. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)

- ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS publikon promovimin e raportit "Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19". (Zyret e ADMOVERE-s në Ulpianë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës se Fushë Kosovës Burim Berisha vizitojn lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Bardh i Madh, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, ora 15:30)

- Mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2021 për banorët e lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit. (objekti i Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”,  ora 19:00)