28 Mars 2024

Vetëvendosje: Dialog me serbët e Kosovës e jo me Serbinë

Prishtinë, 11 gusht - Lëvizja Vetëvendosje, thotë se Ramush Haradinaj ka propozuar që ky subjekt ta udhëheqë dialogun me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

E për “Vetëvendosjen” ka pak rëndësi se cili individ brenda organizatës së tyre do ta udhëhiqte procesin e dialogut me Serbinë, sa ka rëndësi që procesi të udhëhiqet nga ky subjekt dhe me kushtet e Kosovës, e jo me kushte të Serbisë.

Dardan Molliqaj, i përfshirë në negociatat për krijimin e Qeverisë së ardhshme nga blloku opozitar, ka thënë se ka nevojë për dialog me serbët e Kosovës, pasi dialogu me Beogradin as nuk i integroi serbët e Kosovës, as nuk e bashkoi Mitrovicën.

Lëvizja “Vetëvendosje” synon ta transformojë dialogun e “mbyllur” diplomatik në Bruksel në dialog të hapur demokratik me serbët e Kosovës, duke i parë ata si qytetarë të Republikës së Kosovës.

Molliqaj, ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë të ketë dialog për pajtim, por dialog për zhvillim, sepse pikërisht zhvillimi ekonomik e shoqëror është integrues.

Por, dialogu nuk është kushti kryesor i “Vetëvendosjes” .

 /Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)