28 Mars 2024

Vetëvendosja po merr pjesë ne zgjedhje me vullnet të popullit

Prishtinë, 21 tetor - Prijësi i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti tha se  politikani që i ka braktisur qytetarët duhet të ndjehet i frikësuar nga qytetarët dhe jo anasjelltas. Sipas tij, ai që ka braktisur dhe jo ai që braktiset duhet të jetë i frikësuar.  Kurti këto komente i bëri gjatë një ligjërate në Universitetin Amerikan në Kosovë.

Ai tha se është vullneti i popullit që “Vetëvendosja”, do të marrë pjesë në zgjedhje. Sipas Kurtit, problemi në Kosovë nuk është vetëm që shumica dërrmuese e qytetarëve s’janë të përfaqësuar por që shumica dërrmuese e përfaqësuesve nuk ua mbrojnë interesat qytetarëve. “Përfaqësimi i politikanit duhet ta nënkuptojë mbrojtjen e interesave të qytetarit të përfaqësuar”.

“Në vend se të kemi shtet të pushtetshëm, në Kosovë kemi pushtet të shtetëzuar. Shteti duhet të çlirohet nga pushteti aktual i cili është i përqendruar te interesat e pushtetarëve në dëm të të drejtave të qytetarëve”, tha Kurti.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë shtet i së drejtës, pra një shtet i drejtë që është garantuesi i të drejtave të qytetarëve. “Interesi i përgjithshëm duhet të jetë mbi çfarëdo interesi grupor a individual”, vlerësoi Kurti.

Ai tha se Kosova nuk duhet të jetë shembull i krahasimit me Afganistanin apo ndonjë shtet tjetër jo funksional. “Kosova duhet të jetë një shtet normal demokratik të cilin nuk e krahasojnë me Afganistanin a Bosnjen, por me shtetet e përparuara perëndimore çfarë duam të bëhemi ne. Shteti normal demokratik nënkupton sovranitetin dhe zhvillimin ekonomik”, tha ai.

Albin Kurti me teza të veta dha mesazh edhe për politikanët. “Pushteti në Kosovë është i mundësuar nga qytetarët e i kushtëzuar nga ndërkombëtarët. Në demokraci të vërtetë qytetari është mundësia por edhe kushti i pushtetit”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)