28 Mars 2024

Vetëvendosja do të ngrejë 15 padi

Prishtinë, 16 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje! do të hedhë dritë mbi të gjitha shkeljet e dhunimet e ndodhura gjatë procesit zgjedhor. 

Lëvizja "Vetëvendosje" ka denoncuar AAK-në, LDK-në, LDD-në dhe PDK-në se kanë manipuluar me votat e qytetarëve në Deçan, në ditën e votimeve.

Sipas Dardan Molliçajt, nga kjo lëvizje, pjesëmarrja prej 96.8% e votuesve në disa vendvotime të komunës së Deçanit “tregon qartë se partitë politike të lartpërmendura kanë manipuluar me votën e qytetarëve”.

"Vetëvendosje" ka njoftuar se do të ngrejë 15 padi penale për personat që, siç thuhet, “kanë ushtruar dhunë dhe kanë shkelur ligjin në Deçan e në gjithë Kosovën”.

"Është e nevojshme të theksojmë se pjesëmarrja e lartë në votime ka çuar në shumëfishim të votave të AAK, pra manipulimi ka ndikuar drejtpërsëdrejti rezultatet finale."
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)