25 Prill 2024

Vetëm gjykata mund ta shqyrtoj vendimin e organeve të administratës

Prishtinë, 2 korrik - Ndërmarrjes Publike Banesore ka reaguar lidhur me lajmin qe është plasuar të premten se kinse Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e ka konsideruar të ligjshëm emërimin e Hajdar Hoxhës në pozitën e UD. i Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore sh.a Prishtinë.

E vërteta sipas Ndërmarrjes Banesore është se Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në pyetjen me shkrim të parashtruar nga njëri prej anëtarëve të Komisionit Komunal të aksionarëve - Drejtori i Drejtorisë së Pronës në Komunën e Prishtinës Dren Kukaj në lidhje me plotfuqishmërinë e vendimit të datës 30 prill 2018 me të cilën dy aksionarët e PSD-së, Dren Kukaj dhe Qëndrim Sahiti, tashmë i shkarkuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës kanë emëruar Ud . të Kryeshefit Ekzekutiv anëtarin e PSD-së zHajdar Hoxha, ka thënë se është përtej juridiksionit të saj për të dhënë opinion lidhur me këtë çështje.

Përndryshe vetëm Gjykata Themelore e Republikës së Kosovës është kompetente për të shqyrtuar ligjshmërinë dhe të ekzekutoj çfarëdo vendimi të organeve të administratës.

"Sa i përket çështjes së ndërmarrjes se veprimeve nga ana e Komisionit Komunal të Aksionarëve në rastet hipotetike kur Bordet e Ndërmarrjeve janë jo funksionale, kjo nuk nënkupton apriori se Komisioni Komunal i Aksionarëve ka të drejtë të emërojë UD. të Kryeshefit Ekzekutiv pasi që kompetencat e aksionarëve janë përcaktuar qartë sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare", theksohet në njoftimin e kësaj ndërmarrje.

 Komisioni Komunal i Aksionarëve bënë përzgjedhjen e 4 anëtarëve të Bordit te Drejtorëve, ndërsa Bordi i Drejtorëve përzgjedh Kryeshefin Ekzekutiv në një procedurë të hapur transparente dhe konkurruese.

"Andaj i ftojmë organet kompetente komunale që sa më shpejtë që është e mundur të caktojnë aksionarin e tretë në mënyrë që të kompletohet Komisioni Komunal i Aksionarëve i cili në një procedurë transparente do të përzgjidhte Bordin e ri te Drejtorëve të NPB-së ndërsa Bordi, ashtu siç e parasheh neni 21 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, dhe do të merrej edhe me çështjen e përzgjedhjes se Kryeshefit Ekzekutiv."

"Përderisa nuk kompletohet Komisioni Komunal i Aksionarëve anëtarët e Bordi Aktual i Drejtorëve do të vazhdojnë ushtrimin e detyrave të tyre në përputhje më nenin 164 paragrafi 3 i Ligjit për Shoqëri Tregtare në mënyrë që puna e Bordit dhe e Menaxhmentit drejt kryerjes së detyrave ditore dhe përmirësimit të kushteve për qytetarët e Prishtinës do të vazhdojë", thuhet në fund të reagimit te Ndërmarrjes Publike Banesore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)