25 Prill 2024

Veseli: Gjykata Speciale sfidë e pashmangshme, por e tejkalueshme

Prishtinë, 15 janar - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur sot edhe për Gjykatën Speciale, duke  thënë se kjo gjykatë është një sfidë e pashmangshme, por e tejkalueshme.

“Nuk ka drejtësi ndërkombëtare aty ku synohet të vendoset barazimi në mes agresorit dhe viktimës. Nuk ka drejtësi aty ku tentohet të vendoset barazimi në mes një ushtrie gjenocidale dhe një lëvizje çlirimtare."

"Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet unike në pastërtinë e kauzës dhe luftës së saj. Çdo përpjekje që përmes Gjykatave të deformohet karakteri i saj, paraqet një sfidë të madhe për të gjithë ne."

"Tanimë para nesh kemi një sfidë të pashmangshme, por të tejkalueshme. Sfida e Gjykatës Speciale është një betejë që duhet ta fitojmë, sepse e vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë”, ka deklaruar Kryeparlamentari Veseli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)