18 Prill 2024

Veseli: Ditën që prishet partneriteti me SHBA-në, prishet koalicioni qeverisës

Prishtinë, 30 janar - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se koalicioni qeveritar bie në ditën kur prishen raportet me SHBA-në.

Veseli, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë ai do të largohet nga drejtimi i Kuvendid, ditën kur Kosova prishet me SHBA-të.

“Atë ditë që prishet partneriteti me SHBA-të, prishet koalicioni dhe Kadri Veseli largohet nga kreu i Kuvendit. Unë largohem, askujt nuk ia hupi karrigen”, tha ai.

Veseli ka thënë se e mira e kombit shqiptar ka ardhur falë ndihmës së SHBA-së.

“Këtë duhet t’ua themi fëmijëve dhe gjeneratave që po rriten sepse dikush mundet me harrua nesër. Nuk besoj se do të mbrohet shteti dhe sovraniteti pa SHBA-të. Pushteti mund të mbrohet por shteti jo”.

Kryetar i PDK-së ka thënë se nuk duhet të vihet në dyshim partneriteti më Amerikën për një karrige të pushtetit.

“Po flasim për një partneritet që është jetik për Kosovën. Shteti i pavarur dhe sovran mund të lëviz para vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është përgjigja ime përfundimtare”, deklaroi ndër të tjera Veseli.

Ai ka thënë se deri më tani ka pasur një raport shumë korrekt me partnerin e koalicionit Ramush Haradinaj, por sipas tij Kryeministri ka filluar të bëhet shumë individual.

“Ajo çfarë po më pengon mua është se ka filluar të bëhet individual. Nuk ka vend që në Kosovë të vendosim vetëm qëndrimet tona dhe t’i mbajmë ato absolute. As Presidenti, as Kryeministri as unë, asnjë lider i opozitës nuk guxon të mbajë qëndrimet absolute."

"Ky është ai trend, që është filluar me modën e Vetëvendosjes me demarkacionin, kur njerëzit e caktuar ose liderët të flasin në mënyrë absolute. Kuvendi është organi më i lartë i Kosovës, aty duhet të debatohen gjërat”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)