09 Korrik 2020

Veriu, së shpejti nën kontrollin e Prishtinës

Prishtinë, 29 maj - Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Peter Feith, beson se veriu i Mitrovicës mund të vihet nën kontrollin e Prishtinës edhe pse është i vetëdijshëm se situata në veri është komplekse.

“Ne mbështesim zgjedhjet e organizuara nga autoritetet në Prishtinë. Këtë e them si Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar me mandatin për të mbështetur qeverinë e Kosovës. Rezultati i zgjedhjeve në veri nuk do të njihet. Kjo është e qartë edhe nga Bashkimi Evropian. Situata në veri është komplekse dhe ka vite që është kështu. Është një rajon që banohet kryesisht nga serbë të Kosovë. Veprimi ynë aty është i vështirë. Politikanët serbë po shkojnë aty këto ditë për të bërë fushatë. Nga EULEX-i dhe Bashkimi Evropian u është bërë e qartë se këto vizita duhet të bëhen me miratim dhe se roje apo mbështetës së armatosur të politikanëve të mos lejohen të hyjnë në veri”, ka thënë Feith në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Feith mendon se veriu i Mitrovicës mund të vihet nën kontrollin e Prishtinës, por me kusht që në këtë pjesë të Kosovës të bëhet më shumë, ndërsa pjesë e kësaj punë është edhe hartimi i projektit të përbashkët me Qeverinë e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- OVL e UÇK-së mban protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)