20 Prill 2024

Vërejtjet e avokatit të popullit s’merren parasysh nga institucionet!

Prishtinë, 22 shkurt - Lërë që nuk janë marr parasysh vërejtjet e sindikatave të sektorit publik për Ligjin e Pagave nga Qeveria, Kuvendi e Presidenti i Kosovës, por  as ato të Avokatit të Popullit.

Edhe për kundër faktit se presidenti i vendit Hashim Thaçi, zyrtarisht nuk e ka dekretuar Ligjin për Paga, të miratuar nga kuvendi dhe nuk ka dhënë asgjë zyrtare, sipas kohës, ligji të enjten vetëm se ka hyrë në fuqi  pa zhurmë.

Sindikatat që përfaqësojnë punonjësit e sektorit publik kanë shprehur revoltën e tyre ndaj këtij veprimi, kur dihet se kanë kërkuar që ligji të mos dekretohet dhe të rikthehet në parlament.  Ata kërkojnë  edhe ndihmën e Avokatit të Popullit që ligjin ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e ligjërisë.  

Nga ana tjetër Avokati i Popullit, Hilmi Jashari”, tha për “SyriKosova” se në vazhdimësi e kanë përcjellë procesin e hartimit të Ligji të Pagave, e po ashtu ka dhënë komente, të cilat nuk janë marrë parasysh nga Qeveria dhe Kuvendi.

Avokati i Popullit, tërheq vëmendjen se, nuk mund të ketë një qëndrim final karshi këtij ligji, përderisa nuk e posedon versionin final të tekstit të Ligjit të miratuar nga Kuvendi.

Pasi që për këtë ligj, Presidenti, nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar brenda afatit të caktuar, ligji në fjalë ka hyrë në fuqi të enjten me 21 shkurt.

“Avokati i Popullit, do ta analizojë me kujdes përmbajtjen e këtij ligji, posa ta sigurojë tekstin e plotë të tij. Pas analizimit të këtij ligji, do të shqyrtojë mundësitë e veprimeve të mëtutjeshme në bazë të kompetencave të tij”, tha Hilmi Jashari për “SyriKosova”.

/Syri Kosova/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)