19 Prill 2024

Vendimi i GJND s'do të ketë ndikim tek pavarësia e Kosovës

SHBA, 30 qershor - Një ekspert dhe ish-diplomat i njohur amerikan thotë se Kosova dhe perëndimi duhet të jenë të përgatitura për hapat që duhet të ndërmerren pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori Morton Abramovic, ekspert në Fondacionin Century thotë se një nga skenaret me të cilat mund të përballet Kosova, mund të jenë negociatat politike të propozuara nga serbët me mundësinë e diskutimit të fatit të rajoneve serbe të veriut.

Cilido qoftë vendimi i GJND-se sipas tij do të ketë ndikim.

"Ne nuk e dimë se cili do të jetë ky vendim, por nëse është në favor të Kosovës do të sillte si rezultat shumë më tepër njohje, gjë që do të ishte shumë pozitive, megjithatë kjo nuk do të thotë se patjetër do të zgjidhje problemin e hyrjes së Kosovës në Kombet e Bashkuara për shkak të vetos ruse. Nëse Gjykata vendos në favor të Serbisë, nuk besoj se do të ketë ndonjë ndikim tek pavarësia e Kosovës. Mund të humbë njohjen nga një ose dy vende. Nëse opionini që nxjerr Gjykata krijon një situatë pak a shumë të pandryshuar, do të ishte një humbje për Serbinë dhe kur Serbia ta pranojë që situata mbetet e pandryshuar, do të thotë që vende të tjera do ta njohin Kosovën me një ritëm edhe më të shpejtë"", ka theksuar Abramovic. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)