28 Mars 2024

Vendimet jo ligjore janë bërë përditshmëri e punëse së Qeverisë

Prishtinë, 20 janar - Kryetari i Grupit Parlamentar te Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka vlerësuar se Qeveria e Ramush Haradinajt është më e madhja në botë. Kryeministri ka 35 këshilltarë dhe 5 zëvendëskryeministra, të cilët kanë 55 këshilltarë.

Hoti konsideron se disa nga zëvendëskryeministrat përfaqësojnë vetëm interesa të caktuara, pa fuqi politike në Kuvend dhe pa mbështetje qytetare.

Qeveria ka 21 ministra, të cilët kanë 147 këshilltarë. Janë emëruar rreth 80 zëvendësministra, të cilët kanë rreth 80 këshilltarë, si dhe disa koordinatorë nacionalë.

"Të gjithë këta vetëm për të akomoduar interesat e qeverisë që ka 24 parti, të cilat përfaqësojnë vetëm 1/3 e elektoratit. Problem në vete është se rreth 1/3 e ministrave janë nën aktakuzë."

"Kryeministri është i dobët pasi vjen nga partia e pestë për nga fuqia e votës në Kuvendin e Kosovës", ka vlerësuar Hoti.

Gjatë vitit 2018 një goditje iu dha ligjit dhe të drejtave njerëzore me dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Komisioni hetimor parlamentar, i formuar me iniciativë të Grupit Parlamentar të LDK-së, që po e heton këtë çështje, po përballet me vështirësi pasi zyrtarët shtetërorë nuk po përgjigjen në kërkesat e Komisionit.

Presidenti i vendit është akuzuar nga ish këshilltarë të tij ndërkombëtarë për borxhet e papaguara ndaj tyre.

Hoti ka thënë së këto akuza kanë ngritur dyshime për përdorim të parasë publike për qëllime private.

Një Komision hetimor parlamentar, edhe ky i krijuar me iniciativë të Grupit Parlamentar të LDK-së, e ka hetuar këtë çështje dhe e ka dorëzuar raportin në Kryesinë e Kuvendit për shqyrtim të mëtejmë.

"Vendimet jo ligjore janë bërë përditshmëri e punëse së Qeverisë, siç janë: ndarja e mjeteve buxhetore pa bazë të qartë ligjore; rritja e pagave për kabinetin qeveritar në kundërshtim me ligjin për financat publike dhe vendimin e Agjencisë Antikorrupcion të Kosovës se kjo paraqet konflikt interesi; falja jo ligjore e taksave të ndërmarrjeve private, emërimet dhe shkarkimet jo ligjore të zyrtarëve të ndërmarrjeve publike dhe institucione të ndryshme etj", ka deklaruar Hoti.

Në anën tjetër, çështjet e rëndësisë së veçantë ku kërkohet përkushtim, vendosmëri dhe konsensus nacional sipas Hotit kanë marrë drejtim të gabuar.

Hoti konsideron se dialogu me Serbinë po ndodh pa konsensusin e nevojshëm në mes të forcave politike, i udhëhequr nga përfaqësues politik të pa legjitimitet dhe nga bartës të institucioneve që veprojnë përtej mandatit të tyre kushtetues.

Ekipi negociator i formuar në dhjetor 2018, Presidenti dhe Kryeparlamentari japin vlerësime kontradiktore për marrëveshjen e mundshme me Serbinë.

Njëri thotë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, tjetri se do të bashkohet Lugina e Preshevës.

Njëri thotë se do të ketë shkëmbim të territoreve, e tjetri se do të respektohet Kushtetuta.

Njëri thotë se nuk do të humbim asgjë, e tjetri thotë se marrëveshja do të jetë e dhimbshme.

Njëri thotë se në fund vendos Kuvendi, e tjetri thotë se vendoset me referendum.

Për të gjitha këto çështje, me iniciativën e Grupit Parlamentar të LDK-së, opozita ka dërguar dy letra tek përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, znj. Federica Mogherini.

Viti 2018 është mbyllur pa buxhet të miratuar që pamundëson fillimin e projekteve kapitale, me grevën e minatorëve dhe me grevë në shëndetësi. Z.Haradinaj e harroj korrigjimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, të cilën premtonte ta bëjë për tre muaj.

Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, viti 2018 u mbyll pa liberalizim të vizave, me dështim të anëtarësimit në Interpol, pa shtim të njohjeve ndërkombëtare dhe me skandale diplomatike të Ministrit të Jashtëm.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)