28 Mars 2024

Vazhdon takimi për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë, 27 dhjetor - Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se sot kryeparlamentari Kadri Veseli do të merr pjesë në takimin e radhës koordinues për Dialogun Kosovë - Serbi.

Të ftuar në këtë takim do të jenë edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

 Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) refuzojnë edhe takimin me ambasadorët e vendeve të QUINT-it për çështjen e dialogut.

Në takimin që ka ftuar Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për të enjten, ku të pranishëm do të jenë ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe krerët e shtetit dhe të ekipit negociator, dy partitë opozitare edhe pse kanë marrë ftesë për të qenë pjesë e takimit, nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, duke refuzuar kështu bashkëpunimin edhe me ambasadat e vendeve të QUINT-it për procesin e dialogut

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)