20 Prill 2024

Ushtruesja e Detyrës Presidentja, Vjosa Osmani, shërohet nga koronavirusi

Prishtinë, 2 dhjetor - Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi, dhe se është rikthyer në zyrën e saj në presidencë, për të vazhduar me angazhimet e saj.

Ajo ka qëndruar dy javë në vetizolim dhe aktivitetet i ka zhvilluar kryesisht online.

“Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiences time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdokund. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve”, ka shkruar në rrjetet sociale, Osmani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)