19 Prill 2024

UNMIK-u do të vazhdojë mandatin e tij

Prishtinë, 9 gusht - Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk ndihet e kërcënuar nga kërkesat e vazhdueshme të Prishtinës zyrtare për zhvleftësimin e Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Një kërkesë e tillë u paraqit edhe në seancën e fundit për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga ana e ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni, sipas të cilit me mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është konsumuar Rezoluta 12 44.
 
"UNMIK-u do të vazhdojë të punojë në kuadër të mandatit të tij, në Kosovë, që vjen nga Këshilli i Sigurimit, derisa KS të vendosë ndryshe".

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i këtij misioni, Rasëll Gik, duke nënvizuar se "ajo që kemi dëgjuar në seancën e fundit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, ishte një mbështetje për punën tonë nga anëtarët e këshillit.

 

Zhvlerëësimi i Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit, mbi të cilin bazohet puna e UNMIK-ut, u kërkua rishtas rishtas nga Prishtina zyrtare, përmes ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni.

Sipas Gik, pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili flet edhe për Rezolutën 12 44, duket të jenë shkaktuar disa paqartësi lidhur me masat ligjore, që mund të ndërmerren për ta larguar UNMIK-un nga Kosova dhe për t'i dhënë fund rezolutës 12 44.

Sipas UNMIK-ut, veprimi i diplomacisë kosovare u quajt i gabuar, pasi në mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është konsumuar Rezoluta 12 44.

Në këtë çështje opozita në Kosovë, vlerëson se Prishtina zyrtare, që nga procesi në GJND-së duhet ta injorojë rezolutën 12 44, e të veprojë si shtet.

Këtë e thekson sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i cili ndër të tjera sugjeroi se "Prishtina zyrtare duhet të shfrytëzojë sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të aplikuar për anëtarësim në OKB".

Sipas Ramadanit, Kosova nuk duhet të vendoset në pozicion mbrojtës për të filluar debatin, pasi rezoluta 12 44 nuk është më fuqiplotë dhe Kosova duhet të jetë në ofensivë në këtë drejtim.

Pavarësisht karakterit këshillëdhënës të mendimit të GJND-së, i cili nuk detyron asnjërën palë për veprime të caktuara, analistët në Prishtinë thonë se Kosova do të duhej të përfitonte nga vlerësimet e trupit më të lartë të drejtësisë në botë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)