25 Prill 2024

UNMIK ofron mbështetje për familjet e personave të zhdukur

Prishtinë, 30 gusht - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Detyrueshme, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ripohon se ndjeshmëria më e fortë e OKB-së janë ende me familjet e personave që janë akoma të zhdukur. Ajo nënvizon se e drejta e tyre për të vërtetën dhe e drejta për të ditur është një e drejtë themelore e njeriut, ushtrimi i së cilës nuk duhet të politizohet.

Duke ritheksuar përkushtimin e UNMIK-ut për të mbështetur përpjekjet për ndriçimin e fatit të të gjithë personave ende të zhdukur në Kosovë, PSSP Ziadeh kërkoi që të rifillojë bashkëpunimi në kuadër të Grupit Punues Beograd-Prishtinë për Personat e Pagjetur në lidhje me ngjarjet në Kosovë, i cili kryesohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe mbetet një mekanizëm qendror që mundësoi zgjidhjen e një numri të konsiderueshëm çështjesh që nga themelimi i tij në vitin 2004.

“UNMIK-u vazhdon të mbrojë të drejtat e familjeve në lidhje me fatin e më të dashurve të tyre. Bashkëpunimi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është thelbësor për të përparuar në çështjet që kanë të bëjnë me personat e zhdukur dhe për të nxitur pajtimin dhe ndërtimin e besimit ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë,” tha ajo.

PSSP Ziadeh gjithashtu shfrytëzon këtë mundësi për të inkurajuar Prishtinën dhe Beogradin që të shfrytëzojnë momentumin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për të ecur përpara në çështjen e personave të zhdukur.

Që nga korriku 2022, janë 1,621 persona (1,358 burra dhe 263 gra) ende të pagjetur që lidhen me ngjarjet e viteve 1998-1999 në Kosovë.

UNMIK-u vazhdon të mbështesë procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur në Kosovë, duke përfshirë bashkëveprimin e ngushtë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe mbështetjen e Grupit Punues me ofrimin e mbështetjes teknike për delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës për të rritur kapacitetet e ekipit të tyre analitik për të kërkuar të zhdukurit.

UNMIK-u vazhdon të ndërtojë kapacitetet e Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur (QKMP), të cilën e ndihmoi të themelohet në vitin 2017, dhe të mbështesë familjet e të zhdukurve në bashkëpunim me MPRC-në.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)