19 Prill 2024

UNDP: PDK,LDK përgjegjëse për krizën politike

Prishtinë, 23 dhjetor -  Misioni për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP) ka publikuar të dhënat kryesore të Anketës së Pulsit Publik.

Anketa flet për kënaqshmërinë dhe besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës për çështje të caktuara në lidhur me zhvillimet politike, ekonomike, sociale dhe ato që kanë të bëjnë me marrëdhënieve ndër-etnike.

Sipas të dhënave të dokumentit të UNDP-së, “më shumë se gjysma e të intervistuarve tregojnë se përgjegjësi kryesor për situatën e tanishme politike të Kosovës është qeveria e Kosovës (54%) e ndjekur nga partitë politike (17%) dhe EULEX-i (9%)”.

Ndërkohë, të pyetur për shkaktarin e krizës politike e cila e çoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 12 dhjetor, të intervistuarit thuhet se kanë fajësuar njësoj të dy partnerët e koalicionit qeverisës, Lidhjen Demokratike të Kosovës (28%) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (30%).

Anketa vë në pah dhe mendimet e kosovarëve lidhur me gjendjen ekonomike të vendit. Qeveria e Kosovës, sipas 70.8% të të anketuarve, është përgjegjësi kryesor për situatën ekonomike në të cilën gjendet Kosova.

Anketa jep të dhëna për mendimet e qytetarëve lidhur me shkallën e korrupsionit në institucione të ndryshme, ku Korporata Energjetike e Kosovës konsiderohet si më e korruptuara, pasuar nga Agjencia Kosovare për Privatizim dhe Gjykatat.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)