24 Prill 2024

UNDP mbështet Ministrinë e Diasporës

Prishtinë, 5 tetor - Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka pritur në takim zëvendësdrejtoreshën e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, me të cilën bisedoi për format e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

“Orientimi ynë, sigurisht, është fokusuar në investimet strategjike dhe diaspora kosovare ka një rol të rëndësishëm në këtë proces”,- ka thënë zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Diasporës, Dardan Gashi.

Nga ana tjetër, zëvendësdrejtoresha Roccasalvo ka shprehur gatishmërinë e institucionit që e drejton për vazhdimin e bashkëpunimit me ministrinë.

“Kemi pasur projekte me ministrinë edhe para ardhjes suaj në postin e Ministrit. Jemi këtu, z. Gashi, t’ ju ofrojmë mbështetjen tonë të mëtutjeshme në punën tuaj”,- ka thënë me këtë rast Roccasalvo.

Në takim u diskutua edhe për format e përfaqësimit të diasporës në institucionet e Kosovës dhe bashkërendimi Ministri-Diasporë në fushën e investimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)