29 Mars 2024

UNDP i dhuron pajisje mbrojtëse Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas

Prishtinë, 10 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, si reagim të menjëhershëm ndaj COVID-19, dhe në përputhje me mandatin për të zhdukur varfërinë dhe për të zvogëluar pabarazitë, siguroi sot 1,750 maska dhe 190 dezinfektues. Këto pajisje do të lejojnë që Agjencia për Ndihmë Juridike Falas si dhe shtatë zyrat e saj rajonale të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë më efektive dhe të sigurt.

Znj. Valbona Bogujevci, Ndihmës Përfaqësuese e Përhershme dhe Koordinatore e Programit në UNDP, Znj. Anita Kalanderi, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike falas dhe Z. Ardian Latifaj, Menaxher i Projektit në UNDP ishin të pranishëm në dorëzimin që u bë në sheshin Nënë Tereza. Dorëzimi u zhvillua gjatë fushatës aktuale "Java e Ndihmës Ligjore" që është duke u zbatuar nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Gjatë pranimit të donacionit në emër të stafit, Znj. Kalanderi, Drejtoreshë e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të UNDP-së, përfshirë edhe në kohë krizash të tilla si COVID-19.

“Agjencia për Ndihmë Juridike Falas e konsideron UNDP-në partner shumë të rëndësishëm që ka mbeshtetë ANJF-në në vazhdimësi, që nga themelimi e deri më tani. Me përkrahjen e UNDP-së iu  mundësua  qasje e barabartë në drejtësi qytetarëve në shumë komuna të Kosovës. ANJF falenderon UNDP-në  për donacionin e materialit i cili dhurohet në përkrahje të Javës për Ndihmë Juridike Falas. Ky donacion do të mundësojë mbrojtjen e zyrtarëve të Agjencisë por njëkohësisht edhe të përfituesve të ndihmës juridike falas që ia mësyejnë zyreve tona”, theksoi Znj. Kalanderi.

UNDP është e përkushtuar që të vazhdojë të mbështesë institucionet e Kosovës gjatë pandemisë për t’u mundësuar atyre ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e mbrojtjes së jetëve të njerëzve në mënyrë sa më efektive.

“Puna e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, partnerit tonë të kahmotshëm institucional,  është thelbësore në sigurimin e qasjes në drejtësi për të gjithë, sidomos për më të cenuarit. Kjo është në përputhje me vizionin tonë për të siguruar që askush të mos mbetet pas prandaj partneriteti dhe bashkëpunimi ynë me Agjencinë për të përmirësuar jetën e njerëzve është shumë i rëndësishëm", vuri në dukje Znj. Bogujevci.

Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t'i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqëndruar veçanërisht në më të prekurit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)