20 Prill 2024

UNDP e gatshme për të mbështetur në projekte tjera MPB-në.

Prishtinë, 21 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur në takim përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Alessandra Roccasalvo.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme me UNDP-në në Kosovës.

Me këtë rast ministri Mustafa falënderoi përfaqësuesen e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë në ngritjen e kapaciteteve për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe në mbështetje të projekteve të përbashkëta.

Në këtë takim u diskutua edhe për projektet konkrete që është duke i mbështetur UNDP-sa, sa i përket procesit të legalizimit të armëve në Kosovë dhe mbështetjen sa i përket forcimit të kapaciteteve për siguri kibernetike.

Ndërsa, znj. Alessandra Roccasalvo e njoftoi ministrin për të arriturat dhe planet e projektit të Kosovës për Siguri (KSSP) të UNDP-së, i cili tashmë që 10 vite mbështet Ministrinë e Punëve të Brendshme në shumë fusha, si dhe u shpreh e gatshme për të mbështetur në projekte tjera MPB-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)