19 Prill 2024

UD i presidentit, Jakup Krasniqi takoi kryeministrin Thaçi

Prishtinë, 4 tetor – Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi, priti sot në takim të rregullt Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.

Në këtë takim, U.D i presidentit  Jakup Krasniqi dhe kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, diskutuan për zhvillimet e reja politike në vend.

Krerët e shtetit  biseduan  për funksionalizimin sa më të mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për proceset e ardhshme politike dhe koordinimin institucional në mes të Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)