25 Prill 2024

Turqia vazhdon të jetë përkrahëse e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 16 maj - Ministri Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, priti në takim ambasadoren e Turqisë në Republikën e Kosovës, znj. Kivilim Kiliç. Në këtë takim, u bisedua lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri Gashi falënderoi Republikën e Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në avancimin e mëtejmë të institucioneve të Kosovës, veçanërisht institucioneve të sigurisë.

Poashtu u diskutua rreth përkrahjes së shtetit të Turqisë  që vazhdimisht i jep Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve.

Në anën tjetër, ambasadorja turke, Kiliç theksoi se Turqia do të vazhdojë dhe më tej të jetë përkrahëse e Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)