20 Prill 2024

Turqia do të mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet

Prishtinë, 21 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim njohës ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Kryeministri Haradinaj, fillimisht e uroi ambasadorin Sakar për marrjen e mandatit të ri, duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj e njoftoi ambasadorin Sakar për prioritet e Qeverisë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke theksuar se Republika e Turqisë do të mbështesë edhe më tutje Kosovën, në të gjitha aspektet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)