24 Prill 2024

Themelohet Komisioni për hartimin e Projektligjit për Qeverinë

Prishtinë, 8 maj - Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e rregullt, të 45-ën me radhë mori vendim për themelimin e Komisionit për hartimin e Projektligjit për Qeverinë.

Duke e vlerësuar të rëndësishëm miratimin e këtij Projektligji, kryeministri Haradinaj, tha se me këtë vendim dërgojmë një porosi të mirë te BE-ja, se gjendja e qeverisë dhe mënyra e ndërtimit të qeverisë nuk është eksperiment i pakufi.

Me këtë rast, kryeministri tha se në një të ardhme të caktuar dëshirojmë të jemi të definuar se çka është qeveria dhe të jemi një shembull i mirë i qeverisjes dhe i qeverive.

“Qeveria është kjo që është dhe unë mendoj se është funksionale, po i kryen punët e veta, mirëpo si qeveri e vendit dhe si vend që po aspirojmë të bëhemi anëtarë i BE-së, Ligji për qeverinë është i nevojshëm, një ligj i cili do të definonte numrin e resorëve, numrin e ministrive, numrin e gjithë përgjegjësve, përfshirë zëvendëskryeministrat, zëvendësministrat. Ky është një proces i cili i takon qeverisë ta bëjë dhe unë e di se një pjesë e punës është bërë në të kaluarën”, tha kryeministri Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri tha se në një moment të duhur qeveria do ta kaloj këtë Ligj në Parlament, në mënyrë që në të ardhmen kur formohet qeveria, të ketë një kornizë të qartë ligjore për qeverinë, e cila i jep legjitimitet vendimeve dhe i bënë ato jo temë debati të vazhdueshëm, qoftë për shkak të madhësisë, qoftë për shkak të temave të tjera, pra e definon çka është qeveria e Kosovës, nga kush përbëhet dhe më tutje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)