25 Prill 2024

Themelohet GP për bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme Gjermane

Prishtinë, 2 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur mbledhjen e 101-të me radhë. Pika e parë që mori aprovimin e kabinetit qeveritar ishte vendimi me të cilin urdhërohen të gjithë zyrtarët e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përdorimin e automjeteve zyrtare në mënyrë strikte vetëm për qëllime zyrtare, siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka marr vendim për krijimin e Grupit punues për bashkëpunim me Ministrinë Federale për Punë të Brendshme Gjermane dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave. Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se nga takimi që ka pasur me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, ka marr konfirmimin e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

Në mbledhjen e sotme Qeveria mori vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 01/04 të datës 22 shtator 2017, pas dorëheqjes së një anëtari, Komisioni plotësohet me një anëtar të ri pa të drejtë vote.

Poashtu, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 14/51 të datës 12 qershor 2018, me të cilin zëvendësohet një anëtar i Këshillit për Raportim Financiar.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen në shfrytëzim në kohë të pacaktuar të Kampit “Vrella” Zona Kadastrale Vrellë e Goleshit, Komuna e Lipjanit, për nevoja strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar propozimin e Koalicionit Digjital për mandatimin e anëtarëve të Koalicionit Digjital për marrjen e përgjegjësive për të intensifikuar punët rreth vendimit për njohjen ndërkombëtare të Domenit të Republikës së Kosovës. Ky vendim është i një rëndësie të veçantë për pavarësinë digjitale të Kosovës, një hap shumë i rëndësishëm për proceset e ndërkombëtarizimit të shtetit tonë. Ky mekanizëm do të përgatit projekt propozime, akte normative në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, objektivat dhe prioritet e qeverisë, përafrimin me legjislacionin e BE-së dhe çështjet e tjera me rëndësi që rekomandohen nga anëtarët e Koalicionit Digjital.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit Ndërtimi i “Kullës së Demë Ahmetit”, me qëllim të shndërrimit të saj në shtëpi muze, për ruajtjen e vlerave historike të trashëgimisë historike dhe kulturore të Kosovës, Zona Kadastrale Reçicë, Komuna e Podujevës.

Në fund të mbledhjes ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, informoi kabinetin qeveritar lidhur me iniciativën për Programin “Integrimi socio-ekonomik të fermave të vogla”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)