16 Prill 2024

Thellohet bashkëpunimi mes Komunës e Prishtinës dhe Ambasadës Zvicrane

Prishtinë, 26 janar - Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim Ambasadorin zviceran Jean Hubert Lebet.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë në sfidat nëpër të cilat po kalon shteti jonë për luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.

Ahmeti e njoftoi ambasadorin lidhur me projektet që janë realizuar tashmë në bashkëpunim me DEMOS-in zviceran; si dhe për projektet tjera që ka në plan për këtë vit, e që do të mund të gjenin mbështetje po ashtu nga partnerë zviceranë.

Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë bashkëpunojnë në vazhdimësi, e ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë ashtu që t’i shfrytëzojmë modelet e mira për përmirësimin e mëtutjeshëm të jetës së qytetarëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)