19 Prill 2024

Thaçi priti ekipin e ushtarëve të Kosovës që fituan Medaljen e Argjendtë

Prishtinë, 29 tetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që ka marrë Medaljen e Argjendtë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol” në Britaninë e Madhe.

“Ky është një sukses i radhës, sepse ky ekip i mrekullueshëm, këta ushtarë të përgatitur, vazhdimisht po arrijnë suksese kudo në botë”, u shpreh presidenti Thaçi.

 Kreu i shtetit theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtri moderne, e përgatitur nga shtetet partnere të Republikës së Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është shumë mirë e përgatitur, forcë shumetnike, e cila tashmë është e gatshme t’i ndihmojë forcimit të paqes kudo që ka nevojë”, ka thënë presidenti Thaçi.

 Në këtë garë prestigjioze botërore, ku morën pjesë edhe ekipe nga vendet e rajonit, shumica e shteteve konkurrojnë me njësitë e tyre speciale.

Kjo është hera e tretë që Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në këtë garë ndërkombëtare ushtarake dhe ekipi i saj këtë vit ka arritur të fitoi Medaljen e Argjendtë.

Gara patrulluese kishte nisur më 16 tetor 2019 dhe kishte zgjatur gjithsej 48 orë pandërprerë.

 Në këtë garë ushtarake morën pjesë 132 ekipe, prej të cilave 34 ekipe ishin nga shtete të ndryshme të botës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)