25 Prill 2024

Thaçi po negocion me Vuçiqin mbi trupat e të vrarëve e të zhdukurve në luftë

Prishtinë, 26 mars - Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! sot mbajtën aktivitet simbolik për të kujtuar masakrën e Krushës së Vogël dhe për të shprehur kundërshtimin e negociatave Thaçi – Vuçiq, të cilat po ndodhin pikërisht në ditët kur në Republikën e Kosovës kujtohen masakrat më të mëdha të bëra nga regjimi i Millosheviçit.

Në këtë ditë, para 19 viteve në Krushë të Vogël u vranë dhe u masakruan 112 shqiptarë nga 13 deri në 77 vjeç .

Aktivistja Albana Fetoshi foli pikërisht për vendosjen e banerit tek presidenca për t’i kujtuar Hashim Thaçit negociata pa kushte që ai po i zhvillon me Serbinë duke shkelur kësisoj mbi trupat e gjithë personave të vrarë e të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

“Sot 19 vjet pas masakrës në Krushë të Vogël po e vendosim këtë baner te presidenca për të i’a përkujtuar presidentit që me negociatat pa kushte e pa parime që po vazhdon t'i bëjë me Serbinë po shkel mbi trupat e tyre dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë të kombit”, tha Albana Fetoshi.

Mbas 19 viteve, Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë, ndërsa Thaçi me një entuziazëm të pashoq merr pjesë në negociata sa hërë që i kërkohet, ndërkohë që asnjeherë nuk e ka vendosur asnjë kusht karshi Serbisë , duke rezultuar në dëmë të Kosovës cdo marrëveshje e arritur.

Hashim Thaçi do të duhej që të kërkonte zbardhjen e fatit të pagjeturve dhe kërkim faljen nga Serbia për gjithë këto krime që i ka kryer shteti i Serbisë në Kosovë , e jo të darkojë me Aleksandër Vuçiqin duke e bërë teme të bisedës Kosovën dhe sovranitetin e saj përmes rikthimin të Zajednicës si temë në negociata.

Sot i kujtojmë dëshmorët me krenari, por me brengën e madhe për varësinë nga Serbia që kanë pushtetarët tanë e në veçanti Hashim Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)