20 Prill 2024

Thaçi përgatit padi ndaj Martit për shpifje

Prishtinë, 16 dhjetor - Kryeministri i Kosovës në dorëheqje , Hashim Thaçi është duke planifikuar të padisë të dërguarin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili në raportin e tij ka shkruar se të burgosur civilë janë vrarë pasi u janë marrë veshkat e tyre nga ish-UÇK-së.

Lajmin për përgatitjen e padisë e ka konfirmuar për agjencinë e Associated Press një zyrtar i lartë i Kosovës, të enjten, duke dashur të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Sipas këtij zyrtari, Thaçi ka kontaktuar avokatët për të ndjekur me padi për shpifje nda Martit.

Raporti i Martit tronditi Kosovën sipas të cilit të paraburgosurve civilë të UÇK-së u janë shitur organet e tyre në tregun e zi dhe dokumenti sugjeron se Thaçi ishte dikur “boss”-i një i krimit dhe qëndronte pas tregtisë së frikshme.

Thaçi ishte kreu politik i UÇK-së e cila luftoi në vitet 1998-1999 për pavarësi nga Serbia. Partia e tij fitoi zgjedhjet në Kosovë, të parat që nga koha kur vendi shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Thaçi deri më tani nuk është paraqitur në publik, për ta komentuar raportin.

Hetuesi i BE-së pretendon se organet u hoqën të zënëve rob në veri të Shqipërisë, por, misioni i BE-së në Kosovë, EULEX bëri thirrje të mërkurën që të dilet me prova konkrete për këtë rast.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)