19 Prill 2024

Thaçi: Pas vendimit të GJND pritet një valë e re njohjesh

Prishtinë, 11 shkurt - Vendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pritet të pasohet nga një valë e re njohjesh për Kosovën, deklaron kryeministri Hashim Thaci.


Në një intervistë për të përditshmen austriake “Die Presse”, Thaçi ka thënë se ai pret që GJND-ja do të dëshmojë se respekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Kryeministri kosovar ka vlerësuar se Kosova është treguar e suksesshme në lobim për njohjen e saj, dhe ka theksuar se shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, tani kanë filluar të ndërrojnë mendjen. Në mesin e tyre, sipas Thaçit, janë edhe shtetet e BE-së që deri më tani kanë qenë skeptike.

I pyetur ndërkaq për papunësinë e madhe, korrupsionin dhe pagat e ulëta në Kosovë, Thaçi është shprehur se pavarësia e vendit nuk ka mundur të krijonte mrekulli, por ka shpjeguar se këtë vit do të sillen vendime të rëndësishme në fushën e energjetikës dhe të infrastrukturës.

Ai ka paralajmëruar privatizimin e PTK-së dhe të qendrave turistike dimërore në vend, të cilat sipas kryeministrit, do të sjellin investime të jashtme dhe vende të reja të punës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)