28 Mars 2024

Thaçi ngushllon Obamen: Hollbruk ishte mik i Kosovës

Prishtinë, 14 dhjetor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllimet e tij presidentit amerikan Barack Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, për ndarjen nga jeta të Richard Holbrooke, i njohur si diplomati i hekurt.

Në mesazhin e tij, Thaçi është shprehur se Holbrooke ka qenë një diplomat me rëndësi të madhe në nivel botëror, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për paqen në Kosovë.

“Për qytetarët e Kosovës vdekja e Richard Holbrooke është humbje e një miku dhe e një zëri mbrojtës të interesave të Republikës së Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Holbrooke ndërroi jetë mbrëmjen e djeshmë në Uashington, për shkak të një problemi në aortë, që e kishte cuar në tre ndërhyrje kirurgjike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)