18 Prill 2024

Thaçi me Vuçiqin flet për veriun e Kosovës e për Rusinë

Prishtinë, 7 janar - Lëvizja Vetëvendosjembajti konferencë për media në lidhje me mospërfaqësimin e Kosovës Lindore në negociata me Serbinë.

Në konferencë foli deputeti dhe anëtari i Kryesisë Liburn Aliu, i cili komentoi takimin e paralajmëruar të mbahet nesër në Bruksel mes të ashtuquajturit ‘delegacion shtetëror’ dhe ndërmjetësuesve të bisedimeve.

Duke u mbështetur në rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës, ku nuk figuron fare fjala reciprocitet, ‘delegacioni shtetëror’ po e thellon këtë proces dialogu disa vjeçar në të cilin Kosova vazhdimisht ka bërë kompromise me kërkesat e Serbisë ndaj saj.

Për të vënë në pah përmasën mospërfaqësuese të delegacionit deputeti Aliu u shpreh, “Si bëhet që në të ashtuquajturin ‘delegacion shtetëror’ të Kosovës kemi aq shumë përfaqësues partish që s’e kalojnë pragun zgjedhor, mirëpo aty nuk janë përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit? Pse në delegacion të mos jenë kryetari i Preshevës, kryetari i Bujanocit, kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, dhe asamblisti shqiptar në Medvegjë?”

Edhe në vetë letrën dërguar Presidentit Thaçi, delegacionit të Kosovës dhe Shefes së politikës së jashtme të BE-së nga disa prej përfaqësuesve politik të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit mungon kërkesa për t’u bërë pjesmarrës në dialog dhe kërkesa e mëhershme për reciprocitet. Madje, edhe mbi idenë e bashkimit të Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës Presidenti dhe përfaqësuesit e Luginës nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje për këtë ide të dakortësuar mes tyre.

“Thaçi në konferencat për media në Prishtinë e përmend Kosovën Lindore, por jo me diplomatët perëndimorë. Me ata flet për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, sikurse që bëri në takimin me ambasadorin amerikan në Berlin në fund të dhjetorit 2018."

"Në Atlantic Council në Washington D.C., në kryeqytetin e ShBA-ve, për plot 55 minuta ligjëratë dhe pyetje-përgjigje, asnjëherë nuk e përmendi, se lëre më ta trajtojë, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin."

"Thaçi me Vuçiqin flet për veriun e Kosovës e për Rusinë. Por asnjëherë nuk ia kërkoi atij Kosovën Lindore që mbahet e shtypur, e diskriminuar dhe e shfrytëzuar pikërisht nga shteti i Serbisë në krye të së cilit është Vuçiq”, tha deputeti Liburn Aliu.

Po ashtu, edhe në draft marrëveshjen finale të kryeministrit Haradinaj nuk përmendet çështja e shqiptareve të Luginës dhe reciprociteti me Serbinë.

Kjo draft marrëveshje iu dorëzua znj. Mogherini duke i bërë të qartë gatishmërinë për kompromis të mëtejshëm ndaj Serbisë dhe mosinteresim për shqiptarët e Luginës.

Presidenti dhe i ashtuquajturi ‘delegacion shtetëror’ përfaqësojnë më shumë vullnetin për pushtet sesa vullnetin e përgjithshëm të shqiptarëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)