20 Prill 2024

Thaçi kërkoi nga NDI të vazhdojë mbështetjen për shoqërinë civile

Prishtinë, 6 tetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim presidentin e Institutit Nacional Demokratik (NDI), Kenneth Wollack të shoqëruar nga drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin dhe drejtori për Kosovë, Alexander Chavarria.

Presidenti Thaçi ka falënderuar udhëheqësit e NDI-të, për mbështetjen që ata i kanë dhënë zhvillimit të demokracisë në Kosovë.

Presidenti ka shtuar se mbështetja e NDI-të ka qenë e rëndësishme jo vetëm në krijimin e institucioneve, por edhe në krijimin e një kulture dhe vetëdije për të drejtat demokratike në Kosovë.

Nga ana tjetër, presidenti i NDI-t, Kenneth Wollack ka thënë se ky Institut do të vazhdojë mbështetjen në forcimin e mëtejmë të institucioneve demokratike në Kosovë, përmes projekteve të ndryshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)