25 Prill 2024

Thaçi kërkoi koordinimi më të mirë të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi

Prishtinë, 2 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, takoi sot një delegacion nga Ulqini i kryesuar nga Nazif Cungu, kryetar i Ulqinit, dhe në përbërje të Genci Nimanbegut, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, si dhe nga  Faik Nika, nënkryetar i Forcës së re Demokratike.

Në takim u fol për zhvillimet politike në Mal të Zi, me theks të veçantë për subjektet politike shqiptare, të cilat luajnë rol konstruktiv në skenën politike, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror.

Më tej u theksua nevoja e koordinimit më të mirë të faktorit politik shqiptar, për të qenë i pranishëm dhe i reprezentueshëm në asambletë komunale ku ka më shumë popullatë shqiptare.

Presidenti Thaçi e garantoi delegacionin nga Ulqini për bashkëpunim të vazhdueshëm midis subjekteve politike të shqiptarëve të Malit të Zi dhe institucioneve të Kosovës, në favor të krijimit të politikave që forcojnë Malin e Zi si shtet demokratik dhe anëtar i NATO-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)