31 Mars 2020

Thaçi ka venë deputetët në lajthitje pasi ka nënshkruar marrëveshje të fshehtë

Prishtinë, 26 shkurt -  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot, konferencë të jashtëzakonshme për medie, ku ka shprehur shqetësimet e tij si kryeministër lidhur  me implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ku përmes një shkrese  zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në fjalën e tij para gazetarëve, kryeministri Kurti, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për  një marrëveshje midis ish- kryeministrit Thaçi dhe ish-kryeministrit Daçiq dhe një zotim të njëanshëm të ish- kryeministrit, tash president i Kosovës, lidhur me Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila pa dakordim paraprak nuk do të shkojë në Kosovën veriore.
 
"Dje pasdite unë i kam dërguar një letër Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj  Vjosa Osmani por edhe presidentit të Republikës së Kosovës z, Hashim Thaçi dhe kryeprokurorit të shtetit z. Aleksander Lumezi që ka të bëjë me një marrëveshje sekrete të nënshkruar nga presidenti i Kosovës, z Hashim Thaçi më datë 19 prill të vitit 2013", ka theksuar Kurti.

Pra, atë ditë nuk kishim një marrëveshje në Bruksel, por kishim dy marrëveshje. Ishte një marrëveshje midis ish kryeministrit Thaçi dhe ish- kryeministrit Daçiq dhe kjo tjetra e cila ishte zotim i njëanshëm i ish kryeministrit, tash president lidhur me Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila pa dakordim paraprak nuk do të shkojë në Kosovën veriore, siç thuhet, jo veriun e Kosovës por Northern Kosovo, pra në Kosovën veriore,  pa dakordim paraprak me KFOR-in.

"Për neve është shumë e rëndësishme të marrim vesh se kush e ka kërkuar një gjë të tillë. Ne nuk besojmë që Brukseli e ka kërkuar një zotim të tillë të ish- kryeministrit, mund ta ketë kërkuar Serbia, por kjo është një gjë që duhet të shqyrtohet", ka shtuar me tutje Kurti.

Ky shkëmbim i letrave midis ish- sekretarit Rasmussen dhe ish- kryeministrit, Thaçi sipas opinionit ligjor të Zyrës së Kryeministrit paraqet marrëveshje ndërkombëtare duke u bazuar në Konventën e Vjenës për të Drejtën e Traktateve.

"Fshehja e një marrëveshjeje të tillë të datës 19 prill 2013 kur ne kemi menduar se ka vetëm një marrëveshje, na dolën se paskan qenë dy, konsiderojmë se është shkelje flagrante me të cilën do të duhej të merren organet e drejtësisë."

"Me këtë rast unë dua të theksoj qëndrimin tonë për partneritet dhe aleancë të pashkëputshme me NATO-n dhe KFOR-i. Nesër në mëngjes herët unë kam një takim me komandantin e KFOR-it, takim i aranzhuar tashmë dhe se FSK ushtria jonë, Ministria e Mbrojtjes, KFOR-i, NATO janë gjithmonë bashkë dhe në të njëjtën anë", ka pohuar Kurti.  

Shqetësimi i qeverise Kurti ka të bëjë me një zotim të njëanshëm të ish- kryeministrit, tani president aktual.

Kur është ratifikuar marrëveshja që e quanim Thaçi-Daçiq, më 27 qershor 2013, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë ditur se ka pasur dy marrëveshje, e jo vetëm një.

Në këtë mënyë ata deputetë sipas kryeministrit Kurti janë vënë në lajthitje. Ajo marrëveshje i ka pasur 15 pika, 6 pikat e para të asaj marrëveshje  flasin për të ashtuquajturin  Asociacion të Komunave serbe apo Zajdenicë siç i kemi thënë në mënyrë të popullarizuar.

"Por nuk është ditur se kjo është vetëm njëra prej dy marrëveshjeve. Gjithashtu , sot katër vjet, kur presidenti aktual u pat zgjedhur në Parlamentin e Republikës nuk është ditur se ai ka me vete edhe një marrëveshje të tillë sekrete."

"Ky opinion ligjor siç mund ta keni parë edhe ju tashmë u është shpërndarë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës dhe ne si qeveri e re do të jemi transparent, do t’i analizojmë por edhe publikojmë letrat dhe marrëveshjet e tilla sepse besojmë fuqishëm se Kosova është dhe duhet të jetë shtet demokratik", ka deklaruar ne fund Kurti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2020

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës dhe masat e marra  nga Qeveria e Kosovës për këtë kategori të punëtorëve. (Objekti i ish Gërmisë tani ATK, nga ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku do të pronocohet Nënkryetarja së Kuvendit. znj Arbërie Nagavci. (Në hyrjen e Gjykatës Kushtetuese, ora 14:30) 

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)