29 Mars 2024

Thaçi ka dosje të bashkëpunëtorëve të Martyt

Prishtinë, 24 dhjetor - Kryeministri në largim Hashim Thaçi tha se ka dëshmitarë dhe fakte që tregojnë për mënyrën se si është hartuar raporti i Dick Martyt, e të cilat janë të përmbledhura në një shtojcë të tij.

Ai paralajmëroi se dosja do të publikohet se shpejti dhe do të jetë më shokuese se raporti i zviceranit.

Edhe pse nuk tha se kur do ta bëjë publik këtë dokument, ai tha kur kjo të ndodhë, në të do të figurojnë emrat e njerëzve nga disa subjekte politike kosovare që kanë bashkëpunuar më të.

Pa lakuar asnjë emër, Thaçi tha se këta individ do të skuqen nga ky publikim.

Nëse, Marty, mendon se duke pasë imunitet mund t’i ikë dënimit nga padia, Thaçi ka thënë se do ta pres raportuesin zviceran, derisa ai nuk do të ketë mundësi të fshihet pas imunitetit që ia jep fakti i të qenurit anëtar i Këshillit të Evropës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)