11 Korrik 2020

Thaçi-Haradinaj zhvillojnë një takim jozyrtar

Prishtinë, 16 qershor - Kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka zhvilluar mbrëmë një takim jozyrtar me liderin e opozitës dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimi, siç raporton BBC, është zhvilluar në ambientet e një restoranti gjatë një pritjeje private të organizuar me rastin e ditëlindjes së ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell.

Thaçi dhe Haradinaj kanë qëndruar për disa minuta bashkë, ku kanë pasur një bashkëbisedim të shkurtër si dhe kanë bërë disa fotografi.

Në rrethin e ngushtë të këtij takimi ishte edhe ambasadori britanik Endi Sparks dhe ambasadori amerikan Kristofer Dell. Ky është takimi i parë mes tyre që kur qeverinë e Kosovës e drejton Hashim Thaçi, dhe si i tillë cilësohet një takim i rëndësishëm, megjithëse takim joformal.

Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë qenë ndër figurat kryesore të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët pak kohë pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Kosovë, krijuan partitë e tyre politike.
Haradinaj është kryeministër i vendit në vitin 2005, kur u detyrua ta ndërpriste mandatin për t\'u përballur me akuzat për krime lufte në Gjykatën e Hagës.

Ai u lirua si i pafajshëm dhe menjëherë pas kthimit vazhdoi aktivitetin tashmë në opozitë.
Ndërkohë, Hashim Thaçi mori drejtimin e qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2007, ku partia e tij mori shumicën e votave.

Marrëdhëniet ndërmjet Thaçit dhe Haradinajt, asnjëherë nuk arritën të ishin në suaza normale të komunikimit.

Vetë Haradinaj është shquar si njëri ndër kritikuesit më të fortë për qeverinë dhe kryeministrin Thaçi, ndërkohë që ky i fundit nuk ka treguar shenja bashkëpunimi, posaçërisht me Haradinajn dhe partinë e tij.
Besohet se takimi i të martës, megjithëse takim jozyrtar, mund të nisë një fazë ç\'tensionimi në raportet ndërmjet dy politikanëve me influencë në Kosovë.

Thaçi aktualisht është në koalicion me partinë e presidentit të vendit, Lidhjen Demokratike të Kosovës. /bbc/

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2020

- Në Ditën Botërore të Popullsisë, organizata SIT, organizon aktivitetin ku do të prezantojë statistikat e rasteve të raportimit të dhunës në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 9:00)

 - Aktivistë të shoqërisë civile organizojnë aksionin simbolik për të kërkuar drejtësi për Kujtimin pasi qe po bëhen 1 vit prej kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.  (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë transmetimin live të ceremonisë komemorative në Srebrenicë. (Qendra Kulturore Informative Boshnjake - Rr. Agim Ramadani, nr. 375 - Aktash, ora 12:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë mbahet ligjëratë "25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë" me ligjërues Akademik Ferid Muhić Moderator dhe bashkëbisedues Bekim Blakaj - Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. (Livestream në Facebook - Humanitarian Law Center, ora 15:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”. (Sheshi Skënderbeu, ora 17:30)

- - Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë bahet aksion simbolik: Ndezje e qirinjëve para Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)