19 Prill 2024

Thaçi: Gati për të formuar qeverinë e re

Prishtinë, 11 shkurt - Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka përsëritur se i ka numrat për votimin e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës.

Pas takimit me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Kantrimen, Thaçi ka thënë se do ta formojë qeverinë e re me AKR-në, Listën Rugova dhe me minoritetet.

Megjithatë, sipas mediave kosovare ai nuk ka folur për ndarjen e posteve.

Ndërkohë gjatë një takimi që Thaçi kishte me kreun e AKR-së Pacolli, ky i fundit ka refuzuar ofertën për kryeparlamentar, një zv/kryeministër dhe 4 ministri.

Ai kërkon vetëm Presidencën, që PDK kërkon t`ia japë Jakup Krasniqit.

As Lista Rugova ende nuk ia siguron një votë Thaçit, pasi momentalisht është duke zhvilluar negociata bashkëpunimi me Dacin dhe LDD-në

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)