25 Prill 2024

Thaçi e Haradinaj riaktivizojnë strukturat për Asociacionin e Komunave Serbe

Prishtinë, 4 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kanë bërë të ditur së në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi kanë riaktivizuar ekipin menaxherial, i cili do të bëjë draftimin e statutit për Asociacionin e Komunave Serbe.

Draftimi i statutit do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili do të përbehet nga 3 mekanizma punues: Ekipi menaxhues, Komiteti zbatues si dhe Grupi nacional konsultativ, të cilët do të garantojnë përfshirje të gjithë spektrit politik, shoqërisë civile dhe mekanizmave të tjerë relevant të shoqërisë.

“E mirëpres gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të bëjë funksional Ekipin Menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, është shprehur presidenti Thaçi, duke shtuar se “ky është një hap tjetër i rëndësishëm i Kosovës në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”.

Thaçi ka thënë se Kosova është e përkushtuar për dialog dhe për të ndërtuar marrëdhënie të mira në mes të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Kosova është shembull i akomodimit të të gjitha komuniteteve dhe i promovimit të dialogut si mjet i vetëm për ndërtimin e paqes së qëndrueshme, në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë ai.

Në këtë proces do të jenë të përfshirë edhe mekanizma ndërkombëtarë, të cilët e kanë ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat dhe ky do të jetë një hap i rëndësishëm i Kosovës në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike.

Drafti final i statutit, në fund të procesit bashkë me direktivën, do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese për t’u siguruar se është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kosova me këtë hap përmbushë edhe një obligim ndërkombëtar, duke dëshmuar përkushtimin e saj në rrugën euro-atlantike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)