19 Prill 2024

Thaçi dhe Shala udhëtojn për një vizitë zyrtare në SHBA

Prishtinë, 17 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi javën e ardhshme do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Me këtë rast, kryeministri Thaçi në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillojë një takim me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, kryeministri Thaçi do të ketë takime në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin e SHBA-ve, ndërsa do të pritet në takime të nivelit të lartë edhe nga udhëheqësit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Po ashtu, kryeministri Thaçi në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të mbajë ligjëratë me temën “Ndërtimi i së Ardhmes Euro-Atlantike të Kosovës: Sfidat dhe Mundësitë Para Nesh”.


Kryeministri, Thaçi, në vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do te jet i shoqëruar  edhe nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.

Me këtë rast, Ministri Ahmet Shala, do të marrin pjesë në mbledhjen e Bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që do të mbahet në Washington, prej 18 deri më 24 korrik 2010.

Në kuadër të  kësaj vizite zyrtare në SHBA, Ministri Shala do të ketë takime edhe në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin e SHBA-ve, ndërsa do të pritet në takime të nivelit të lartë edhe nga udhëheqësit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)