18 Prill 2024

Thaçi dhe Pacolli pajtohen për formimin e qeverisë

Prishtinë, 18 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re Behgjet Pacolli, janë takuar sot për të diskutuar lidhur me formimin e  koalicionit të ri qeveritar.

Të dy liderët e partive politike respektive kanë shprehur vullnet politik që të punojnë së bashku për formimin e qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës, menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja.

Për më tepër, të dy liderët u zotuan se do të punojnë së bashku për të krijuar një qeveri efektive, transparente, demokratike dhe multietnike, për t’i siguruar Kosovës të ardhmen saj euro-atlantike.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)